Liverpool apo Barcelona, ylli i Ajax merr këtë këshillë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Liverpool apo Barcelona, ylli i Ajax merr këtë këshillë

23:00 | 16 Maj 2019

Më mirë Barcelona se Liverpool-i.

Ish-mbrojtësi holandez, Jaap Stam, ka folur për të ardhmen e Matthijs de Ligt, kapiteni dhe ylli i Aja x-it, dhe ka dashur t’i japë një këshillë bashkëkombësit të tij.

“Është e rëndësishme të luash”, ka thënë Stam. “De Ligt duhet të shkojë te një ekip ku do të jetë titullar. Barcelona ka treguar se ka nevojë për përforcime në mbrojtje pas humbjes së pësuar kundër Liverpool-it. Mendoj se De Ligt do të ishte një goditje e madhe për ata”.

“Do të ishte interesante ta shihnim të luftonte në një kampionat më të vështirë, javë pas jave. Flitet edhe për Liverpool-in, ku do të gjente Van Dijk, që është një yll përveçse shoku i tij i skuadrës në kombëtare”, transmeton telesport.

“Megjithatë, atje do të duhej të luftonte me dy lojtarë cilësorë si Lovren dhe Matip, nuk e di nëse do të ishte titullar menjëherë. Ai i ka cilësitë e duhura për t’u bërë menjëherë një lojtar i rëndësishëm, por në ato kampionate gjithçka bëhet më e vështirë”, ka përfunduar Stam.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!