
Darwin Nunez, do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Liverpool-it pasi ata ranë dakord për një marrëveshje me Benfica-n, e cila mund të vlejë deri në 85 milionë funte.
Reds kanë fituar një betejë në mbarë Evropën për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar uruguaian, duke rënë dakord për kushtet si me klubin portugez ashtu edhe me lojtarin, përcjell ORAinfo.

Testet mjekësore do të zhvillohen të hënën, dhe Nunez do të nënshkruajë një kontratë në Anfield deri në vitin 2028 pas së cilës Liverpool do ta kthejë vëmendjen e tyre për nënshkrimin e mrekullisë së Aberdeen, Calvin Ramsay./ORAinfo/