Skuadra e Liverpoolit tashmë ka arritur marrëveshje me yllin e madh.
Liverpool ka mbyllur marrëveshjen me Diogo Jota.
Diogo Jota pritet të jetë transferimi i radhës për skuadrën e Liverpool, pas zyrtarizimit të Thiago Alcantara.
Sipas Fabrizio Romano, Liverpool ka marrëveshje personale me Jota, për pesë vite kontratë.
Gjithçka u arrit gjatë kontakteve të shpejta sot, me agjentin Jorge Mendes.
Kartoni i lojtarit pritet t’i kushtojë skuadrës së Liverpool 43 milionë euro.