Liverpool arrin marrëveshje me yllin e madh

16:56 | 11 Maj 2019

Liverpool është afër marrëveshjes së madhe.

Liverpool nuk ka sukses vetëm në fushën e lojës. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është shumë pran talentit të Lyon, Tanguy Ndombele për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave angleze, “The Reds” kanë arritur marrëveshjen paraprake me mesfushorin francez, cili pritet të firmosë me anglezët deri në vitin 2023.

Gjithsesi asgjë nuk ka përfunduar pasi mbetet për t’u gjetur akordi me drejtuesit e Lyon, klub që zotëron kartonin e futbollistit dhe që për ta lënë të lire lojtarin kërkon shumën e 70 milionë eurove. Për 22-vjeçarin janë ende në garë edhe Juventusi e Real Madrid.

Presidenti i Lyon, para pak javësh u shpreh se do të ishte më i gatshëm për ta shitur te skuadra bardhezi, por mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e klubit torine

Komento: