Liverpool arrin marrëveshje me yllin me të ri të Premierligës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Liverpool arrin marrëveshje me yllin me të ri të Premierligës

10:55 | 12 Korrik 2019

Liverpool ka arritur marrëveshje me lojtarin me të ri të Premierligës.

16-vjeçari anglez, Harvey Elliott, ishte i pranishëm në “Prenton Park” për të parë bashkëlojtarët e tij të ardhshëm në ndeshjen miqësore që Liverpool e zhvilloi ndaj Tranmeres.

Super talenti i Fulham, u pa në tribunat e stadiumit në një fitore të thellë prej 6-0 që Liverpool e fitoi lehtësisht ndaj Fulham, shkruan indeksonline.

Goal.com konfirmon se Elliott së shpejti do të nënshkruaj kushtet e marrëveshjes për transferimin në Liverpool.

Ai nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kushte profesionale deri në ditëlindjen e tij të 17-të në prill të vitit 2020, megjithatë ai është ende i lirë të mendojë një kontratë rinore me Liverpoolin pasi marrëveshja e tij me Fulhamin ka skaduar.

Arsenali, Manchester City, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain ishin të gjitha të lidhura me Elliott, megjithatë “Reds” duket se ka qenë kyç në vendimin e tij.

Se për cfarë lojtari bëhet fjalë tregojnë më së miri fjalët e kapitenit të Fulhamit, Tom Cairney.

“Qëndrimi i tij dhe besimi i tij në vetvete në një moshë kaq të re është e frikshme. Ai ka një tru të shkëlqyeshëm të futbollit, një sy për gol dhe është një lojtar shumë i këndshëm”.

Elliott do të ishte nënshkrimi i dytë i Liverpoolit në afatin e verës, pas transferimit të mbrojtësit 17-vjeçar Sepp van de Berg.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!