Liverpool-Arsenal, shënohen tre gola të shpejtë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Liverpool-Arsenal, shënohen tre gola të shpejtë

18:50 | 29 Dhjetor 2018

Derbi mes Liverpoolit dhe Arsenalit ka sjellë gola të shumtë.

Përballja që po zhvillohet në Anfiled ka sjellë tre gola të shpejtë përcjell ORAinfo dhe rezultati aktual është 2-1 në të mirë të vendasve.

Padyshim hero për Reds ka qenë braziliani, Firmino që ka shënuar dy gola, së pari në minutën e 14 e më pas në të 16”tën.

Ky ishte një rikthim i paparë për skuadrën e Jurgen Kloppit që ishte në disavantazh, pasi që mysafirët kaluan në epërsi në minutën 11.

Kujtojmë se Liverpool është pa humbje këtë sezon në Premiere League./ORAinfo/

Komento: