Liverpool-Barcelona, befasi në formacionet zyrtare

19:59 | 07 Maj 2019

Sonte kthehen ethet në Champions League.

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes Liverpoolit dhe Barcelonës në “Anfield Road”. Skuadra katalanase vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fitores së parë 3-0, ndërkohë që te Liverpooli janë 3 mungesa me peshë; ato të Salah, Firminos dhe Naby Keita.

Jurgen Klopp në mungesë të egjiptianit ka vendosur që të hedhë nga minuta e parë Xherdan Shaqirin, ndërkohë që në sulm i është besuar heronjtë të fundjavë Origin. Henderson-Milner-Fabinho do të formojnë treshen e mesfushës.

Në krahun tjetër, Valverde do të luajë me të njëjtën formacion si në ndeshjen e parë, me Messin, Suarez dhe Coutinhon në majën e sulmit.

Komento: