Liverpool-Barcelona, notat e lojtarëve, ja si vlerësohet Shaqiri

23:13 | 07 Maj 2019

Liverpooli dhe Xherdan Shaqiri kanë shkëlqyer në natën e sotme.

Liverpooli ka arritur të bëjë atë që në fillim dukej e pamundur – përmbysi rezultatin kundër Barcelonës për të kaluar në finale të Champions Leagues në mënyrë sensacionale.

Ishte një tjetër natë magjike në ”Anfield”, stadium që gjithmonë ka dhuruar momente të jashtëzakonshme futbolli, shkruan Periskopi.

Golat nga Divock Origi (7′, 90′), dhe Georginio Wijnaldum (54′, 56′) ia dhuruan finalen skuadrës së Jurgen Kloppit.

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, para se të zëvendësohej krejt në fund nga Daniel Sturridge.

Shaqa arriti të regjistrojë edhe një asistim, duke krosuar në zonë për golin e dytë të Wijnaldumit.

Pas ndeshjes, ”Whoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve.

Origi është shpallur ”Lojtari i Ndeshjes” duke marrë notën 8.9, derisa Shaqa u vlerësua me notën 7.2.

Më poshtë, vlerësimet e plota.

Komento: