Liverpool bën të pamundurën, arrin në FINALE, eliminon Barçën

22:59 | 07 Maj 2019

Liverpool ka siguruar biletën për në finale të Champions League.

Askush nuk e kishte menduar se pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”, Liverpooli do të gjente forca të reagonte ndaj Barcelonës në “Anfield”.

Por pavarësisht edhe mungesës së Salah, por me Shaqirin në fushën e lojës, Liverpool ka fituar 4-0 në ndeshjen e kthimit.

Goli i parë u shënua nga Origi që me nisjen e ndeshjes, ndërsa Wijnaldum ishte autor i dy golave brenda dy minutave në pjesën e dytë.

Goli i dytë u shënua pas një krosimi perfekt të Xherdan Shaqirit. Goli vendimtar ishte nga Divock Origi në minutën e 79.

Komento: