Liverpool – Chelsea, ndeshja shkon në vazhdime

23:05 | 14 Gusht 2019

Ndeshja Liverpool – Chelsea ka shkuar në vazhdime.

Ka përfunduar pjesa e rregullt e finales së superkupës së Europës në mes të dy ekipeve të Anglisë, Liverpool Chelsea. 90 minutat e ndeshjes kanë përfunduar me rezultat 1-1.

Një superfinale dhe një ndeshje e hapur, më shumë raste në të dyja pjesët por që u shënuan vetëm dy gola.

Chelsea krijoi më shumë në pjesën e parë madje edhe goditi shtyllën dhe shënoi një gol në minutën e 36-të me anë të një pasimi maestral të Pulisic për Giroud i cili finalizoi për mrekulli.

Pjesa e dytë filloi shumë mirë për Liverpoolin dhe që në sekondën e fillimit të kësaj pjese barazon Mane.

Liverpool goditi edhe njëherë shtyllën gjatë pjesës së tij kurse ndeshja vazhdoi me vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Komento: