Liverpooli i bashkohet Barcelonës në garë për Joshua Kimmich
Joshua Kimmich ka paralajmëruar largimin nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.
Mesfushori gjerman synon të nis një aventurë të re larg Bundesligës dhe Barcelona është futur fuqishëm në garë për të.
Gjiganti katalunas kërkon transferimin e gjermanit si zëvendësues të Sergio Busquets i cili do të largohet në fund të sezonit.
Por në garë së fundmi është futur edhe gjiganti anglez Liverpool, me trajnerin Jurgen Klopp që synon ta përforcojë repartin e mesfushës.
The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për transferimin e Kimmich në Anfield.
28-vjeçari është i gatshëm të bëj një hap para në karrierë dhe pritet një garë e madhe mes Liverpoolit dhe Barcelonës për t’i fituar shërbimet e tij.
Kimmich në 45 ndeshje zyrtare këtë edicion ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.