Liverpool dhe Inter në luftë për yllin nga Serie A

15:58 | 10 Maj 2019

Mesfushori italian Nicolò Barella është shumë i kërkuar nga ekipe të mëdha evropiane.

Intger dhe Liverpool janë ekipet që kanë ngjallë interesim të madh për mesfushorin e Cagliarit.

Vet lojtari ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë me Radiolina, përcjell ORAinfo.

“Janë tre ndeshje dhe unë dua të shfrytëzoj sa më shumë prej tyre. Pastaj do të ulemi me presidentin dhe me agjentin tim për të vlerësuar të ardhmen më të mirë për mua dhe për Cagliarin”, ka thënë ai.

Ai poashtu foli edhe për interesimin që Inter ka për të, por ka lënë të kuptohet se me parë pëlqen transferimin në Premier League.

“Raportet në lidhje me një marrëveshje me Interin, nuk di asgjë për këtë”, ka thënë lojtari.

Ai ka thënë se ka oferta edhe nga gjigantët anglez, duket thënë se do të pëlqente të transferohen në Liverpool.

“Për momentin është futbolli më i mirë, dy finalet evropiane do të kenë katër skuadra angleze”, ka thënë ai.

Cagliari do të kërkojë rreth 40 milionë euro për të shitur Barellan, i cili ka qenë i rëndësishëm për ekipin këtë sezon. /ORAinfo/

Komento: