Liverpool e do futbollistin e Interit që pak kush e njeh

15:59 | 11 Dhjetor 2019

Kur bëhet fjalë për perspektivat e reja, interesante në Itali, vëmendja të shkon te sulmuesi i Interit Sebastiano Esposito.

Futbollisti 17-vjeçar ka rënë në “sy” të Liverpoolit, Manchester Cityt, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në mesin e skuadrave që e duan atë, raporton Inter News.

Liverpool është skuadra që e do më shumë talentin e ri në Evropë, pasi kohët e fundit ata kanë sjellë në jetë adoleshentë të talentuar Harvey Elliott dhe Sepp van den Berg. Esposito u mbajt në skuadrën e ekipit të parë të Interit për të ndihmuar trajnerin Antonio Conte me thellësi, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Esposito është një tifoz i madh i Interit dhe po luan për klubin e tij të djalërisë. /ORAinfo/

Komento: