Liverpool fiton lehtësishtë ndaj Southamptonit

18:20 | 12 Nëntor 2022

Liverpooli fiton pa vështirësi ndaj Southamptonit.

Liverpooli ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi duke vazhduar ngjitjen në renditjen tabelore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominimin e Reds, të cilët shënuan tri gola, kundrejt një të Southamptonit.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e gjashtë me anë të Roberto Firminos, i cili shënoi për 1-0, por Che Adams barazoi për 1-1 pas vetëm tre minutave.

Pas golit të barazimit së skenë doli Darwin Nunez, i cili fillimisht shënoi në minutën e 21-të për 2-1 dhe në minutën e 42-të për epërsinë 3-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura dhe Reds fituan në fund me rezultat përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e gjashtë me 22 pikë, ndërsa Southamptoni renditet i 19-ti me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reds luajnë në udhëtim te Aston Villa, teksa Saint’s e presin Brightonin.

Komento: