Liverpool gjen zëvendësuesin e Manes te Chelsea

19:03 | 05 Qershor 2022

Liverpooli është i interesuar për nënshkrimin e anësorit të Chelseat, Christian Pulisic, zbulon BILD.

23-vjeçari është shfaqur në radarin e Reds teksa ata kërkojnë një zëvendësim për sulmuesin e larguar Sadio Mane, përcjell ORAinfo.

Pulisic është nën kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, por ka pranuar se është i pakënaqur me rolin e tij aktual në skuadër./ORAinfo/

Komento: