Florian Wirtz është një nga talentet më të kërkuara në botën e futbollit.
Klubet e Premier Leagues janë duke “luftuar” për të siguruar shërbimet e tij, shkruan lajmi.
Sipas, The Daily Star, së fundmi garës për 20-vjeçarin i është bashkuar edhe Liverpooli, derisa Manchester City dhe Chelsea tashmë e kanë bërë të ditur interesimin.
Bayern Munich besohet se po ashtu është i interesuar.
Wirtz ka shënuar pesë herë në të gjitha kompeticionet për Leverkusen këtë sezon, por ende nuk ka gjetur golin e parë për Gjermaninë, pavarësisht që ka bërë 12 paraqitje.
Për sa kohë që Leverkusen është ende në garë për titullin e Bundesligës, ka pak mundësi që ata të shqyrtojnë ndonjë ofertë për të në janar.