
Renato Sanches, vazhdon të jetë emër shumë i përfolur.
Liverpool ka qenë prej kohësh i lidhur me Renato Sanches, por Liverpool Echo raporton se ai nuk është një objektiv i verës për Jurgen Klopp, përcjell ORAinfo.

Reds do të lëvizin vetëm për të forcuar opsionet e tyre në mesfushë, duke përfshirë nisjen e një sulmi në Lille për një yllin portugez, vetëm nëse dikush largohet nga skuadra e tyre nga ajo zonë e fushës në afatin kalimtar tjetër.
Kujtojmë se për Sanches është i interesuar skuadra italiane, Milan./ORAinfo/