Liverpool ia merr nga dora talentin 16 vjeçar Manchester Unitedit

20:04 | 23 Maj 2019

Ojrzynski gjithashtu ishte në radarët e Juventus dhe Valencia-s.

Liverpool ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për firmën e Jakub Ojrzynski.

Portieri 16-vjeçar është përfshirë në një luftë mes dy gjigantëve të Premier League.

Gardiani polak, i cili më parë ka luajtur te Legia Warsaw, konsiderohet si një talent i madh mes dy shtyllave.

Dhe sipas Liverpool Echo, ai do të vazhdojë karrierën e tij me finalistët e Champions League pasi është transferuar në Angli për 220,000 euro, transmeton telesport.

Ojrzynski gjithashtu raportohej të ishte në radarët e Juventus dhe Valencia-s.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës U-18 të Liverpool gjatë verës në fazën përgatitore, më pas do të vendoset se me cilën grupmoshë do të luajë.

Ojrzynski ishte ftuar për një periudhë prove në Liverpool ku të gjithë ishin në gjendje ta shihnin nga afër talentin e madh të polakut.

Komento: