Liverpool ia “terron” Barcelonës, shënohen dy gola të shpejtë

22:18 | 07 Maj 2019

Një ndeshje e jashtëzakonshme është duke u zhvilluar në Anfiled.

Në duel janë dy skuadrat e njohura ajo e Liverpoolit dhe Barcelonës, përcjell ORAinfo.

Skuadra katalanase vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fitores së parë 3-0, ndërkohë që te Liverpooli nuk po e ndjen mungesën e Salah, Firminos dhe Naby Keita pasi që rezultati aktual është 3-0 në favor të tyre.

Por, është skuadra vendase ajo që ka realizuar dy gol gola në pjesën e dytë. Hero ishte futbollisti, Georginio Wijnaldum që realizoi në minutën e 54 dhe 56./ORAinfo/

Komento: