Liverpool identifikon zëvendësuesin e Van Dijk

23:56 | 01 Nëntor 2020

Liverpool ka identifikuar zëvendësuesin e Van Dijk.

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk pësoi një dëmtim serioz në gju në ndeshjen kundër Everton dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Prandaj, objektivi primar i Reds në afatin kalimtar të dimrit do të jetë sjellja e një mbrojtësi me emër.

Në listën e trajnerit Jurgen Klopp prin emri i mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak ka treguar përformanca të jashtëzakonshme në fillim te Zikaltërit, por sistemi me tre mbrojtës që përdor Antonio Conte e ka dëmtuar jo pak atë.

Duket marrë parasysh këto rrethane, edhe Inter janë të gatshëm të negociojnë për shitjen e tij, e cila mund të finalizohet në merkaton e janarit.

Komento: