Liverpool largon në verë këta dy lojtarë

18:39 | 04 Qershor 2019

Liverpool vjen me ndryshime në formacion pasi fitoi titullin e Ligës së Kampionëve.

Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno do të largohen nga klubi këtë verë.

Liverpool ka vendosur të ndajë rrugët me sulmuesin Daniel Sturridge dhe mbrojtësin Alberto Moreno, të cilët ishin pjesë e të kuqve në suksesin historik të arritur këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Përmes një njoftimi, skuadra e Liverpool ka falënderuar lojtarët për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve.

Sturridge është pjesë e Liverpool që nga viti 2013, dhe në 116 paraqitje ka shënuar 50 gola.

Në anën tjetër, mbrojtësi Moreno te Liverpool ishte transferuar në vitin 2014 nga Sevilla, ku ka arritur të regjistrojë 90 paraqitje./Lajmi/

Komento: