Liverpool – Man United, befasi në formacionet zyrtare

16:16 | 16 Dhjetor 2018

Derbi më i madh anglez zhvillohet në Anfield Road nga ora 17:00.

Liverpooli pret Manchester Unitedin në duelin e vjetër të rivalëve të vjetër. Liverpooli nuk ka asnjë humbje këtë sezon dhe një fitore ndaj Unitedit është vitale për gjasat për titull.

Secili rezultat tjetër do të mbante Cityn në pozitën e parë.

Në anën tjetër Manchester United nuk ka çka të humbë, pasi lufton ashpër për top katërshe dhe një fitore në Anfield do të ishte e madhe veçanërisht për tifozët.

Formacioni i Liverpoolit: Alisson; Clyne, Lovren, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijanldum, Keita; Salah, Firmino, Mane;

Formaiconi i Manchester Unitedit: De Gea; Darmian, Smalling, Lindelof; Young, Herrera, Matic, Lingard, Dalot; Rashford, Lukaku.

Komento: