Liverpool – Manchester United, flet Shaqiri para ndeshjes

14:08 | 24 Shkurt 2019

Pas pak do të zhvillohet ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Xherdan Shaqiri është shprehur i gatshëm për ndeshjen derbi të Liverpoolit në udhëtim kundër Manchester Unitedit, me synim ta bëjë një paraqitje mbresëlënës si në fitoren 3:1 në dhjetor.

Manchester Unitedi e pret Liverpoolin në Old Trafford në një ndeshje shumë të rëndësishme në garë për titull në Premierligë, me kosovarin e Zvicrës që pret të jetë titullar për herë të 12 këtë sezon në Premierligë.

Kosovari shkëlqeu në ndeshjen e parë të Liverpoolit kundër Unitedit këtë sezon, duke i shënuar dy nga tri golat e fitores, e cila në fund rezultoi në shkarkimin e Jose Mourinhos po ashtu.

Shaqiri ka qenë në skuadrën e Jurgen Kloppit në 20 ndeshje deri tani në Premierligë, por vetëm 11 herë e ka nisur lojën nga fillimi.

Ai dëshiron t’i ndihmojë të kuqve të fitojnë ndaj rivalit të moçëm, Unitedit, në mënyrë që t’i shkëputet në tri pikë rivalit për titull, Manchester Cityt.

“Dita e ndeshjes. Ta bëjmë këtë reds!” shkroi Shaqiri në Instagram.

27-vjeçari i ka regjistruar 6 gola dhe 2 asiste në Premierligë për të kuqtë deri tani.

Komento: