
Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim të Shefield United në kuadër të xhiros së shtatë të Premierligës.
Ekipi i Jurgen Klopp e kanë mposhtur në udhëtim Shefield Unitedin, me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi mesfushori Georginio Ëijnaldum, në minutën e 70’, duke ia siguruar fitoren “Redsave”, që vuajtën për 90 minuta nga një super paraqitje e Shefield.
Me këtë fitore, Liverpooli ka vazhduar me ecurinë mbresëlënëse, 7 ndeshje, 7 fitore në Premierligë, dhe ka grumbulluar 21 pikë.