Liverpool merr fitore kundër Newcastle

22:18 | 18 February 2023

Liverpool merr fitore të rëndësishme kundër Newcastle.

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Newcastle United me rezultat 0-2 për të reduktuar kështu në vetëm 6 pikë dallim me vendin e katër në Premier Ligë. Darwin Nunez (10’) dhe Gakpo (17’) shënuan për Liverpool për t’i marrë tri pikë të plota në St James Park. Kjo fitore bën që Liverpool të këtë 35 pikë dhe është në vendin e tetë, derisa Newcastle mbetet në vendin e katër me 41 pikë.

Liverpool ka arritur një fitore të madhe në St James Park kundër Newcastle.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte më e mirë që në fillim të kësaj ndeshje dhe erdhi të goli i parë në minutën e 10-të kur Alexander-Arnold bëri një pasim të mirë për Darwin Nunez që bëri një finalizim të mirë për rezultat 0-1.

Salah ishte protagonist në golin e dytë të Newcastle pasi që pasoi për Cody Gakpo, i cili nuk gaboi dhe shënoi për rezultat 0-2 në minutën e 17-të.

Gjërat për Newcastle u vështirësuan edhe më shumë kur portieri i tyre Pope ndali me duar një top jashtë zonës që shkonte të Salah dhe u përjashtua nga loja me karton direkt të kuq në minutën e 12-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë Newcastle rrezikoi vetëm njëherë në minutën e 85-të te ndeshjes me anë të Callum Willson por që Allison bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin atij.

Kështu Liverpool arrin një fitore të rëndësishme para se të luajë kundër Crystal Palace në vikendin e kaluar derisa Newcastle nuk do të këtë angazhim në Premier Ligë pasi që në vikendin e ardhshëm ata do të luajnë në finale të Carabao Cup kundër Manchester United.

Komento: