Liverpool ka marrë një lajm të mirë.
Jurgen Klopp shpreson që t’i ketë të gatshëm Mohamed Salah, Andy Robertson dhe Jordan Henderson në formën më të mirë për finalen e Champions League ndaj Tottenhamit. Skuadra e Klopp luan këtë fundjavë ndaj Wolves për titullin kampion, që mungon prej 29 vitesh për “The Reds”.
“The Reds” janë një pikë pas Manchester City-it në tabelën e renditjes, teksa këta të fundit do të jenë të impenjuar në transfertë ndaj Brighton. Klopp ka konfirmuar se Roberto Firmino nuk do të jetë i gatshëm, por ai shpreson që ai të rikuperohet në kohë për finalen e 1 qershorit.
Salah ndërkohë u dëmtua në kokë në fundjavën e kaluar, teksa strategu gjerman u shpreh: “Për të qenë të sinqertë, mu duk mirë në rastin e festës pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Dje është stërvitur veçmas grupit, ndërkohë që sot ka qenë në stërvitje të plotë”.