Gjiganti anglez, Liverpool ka marrë lajmin e madh para ndeshjes kundër Southamptonit.
Liverpooli ka konfirmuar se mbrojtësi Virgil Van Dijk është i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Southamptonit.
Van Dijk kishte pësuar një lëndim në fitoren prej 2 me 1 ndaj Tottenhamit, megjithatë do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.
“Ai duket mjaft mirë. S’ka ndonjë shqetësim të madh. Van Dijk ka stërvitur normal, gjithçka është në rregull”, ka thënë Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit.