Liverpool merr lajmin e zi

18:14 | 07 Maj 2019

Julian Brandt ka shuar shanset për një kalim në Liverpool.

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Julian Brandt ka hedhur poshtë sugjerimet se ai mund të bashkohet me Liverpoolin në dritaren e transferimit të kësaj vere.

Brandt, 23, ka qenë në formë mbresëlënëse për Leverkusen këtë sezon, duke shënuar nëntë herë dhe duke kontribuar 18 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Liverpooli është i lidhur fort me një lëvizje verore për 24-vjeçarin e Gjermanisë, i cili besohet të ketë një klauzolë prej 21.5 milionë funti në marrëveshjen e tanishme.

Sidoqoftë, Brandt ka këmbëngulur që ai është “duke shijuar veten” në BayArena dhe është i etur për të qëndruar në ekipin gjermonan./ORAinfo/

Komento: