Liverpool merr vendim për të ardhmën e Shaqirit

11:37 | 21 May 2020

Lojtari kosovar, Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit këtë verë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është shprehur e gatshme për ta shitur, futbollistin shqiptar dhe dy futbollistë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Liverpool është e gatshme të shesë.

Shaqirin së bashku me Harry Wilson dhe Marko Grujic. Krejt kjo pritet të ndodh për të siguruar të ardhurat, për të tentuar që të transferojnë sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Tashmë Shaqiri duhet të mendojë për skuadrën e re, dhe desitinacioni më i mundshëm duket të jetë Turqia, atje ku skuadra e Galatasarayt ka shprehur interesim për të.

Komento: