Liverpool mposht Manchester Cityn në ‘Anfield’

19:53 | 16 October 2022

Liverpool merr harkun për kthesën e madhe në sezon, mposht Manchester Cityn në ‘Anfield’.

Liverpool e ka fituar derbin kundër Manchester City.

Kryendeshja e javës në Premier League i ka takuar skuadrës së Liverpool, e cila ka mposhtur 1:0 skuadrën e Manchester City, shkruan lajmi.

Rezultati 1:0 nuk është pasqyra reale e këtij takimi, pasi të dyja skuadrat patën mundësi të mira për të gjetur më shumë gola.

Mirëpo, i vetmi që arriti të dërgonte topin në rrjetë ishte Mohamed Salah, i cili shfrytëzoi një gabim të Joao Cancelo për të dërguar topin në rrjetë.

Goli i Salah erdhi në minutën e 76’ dhe u regjistrua nën asistin e portierit Alisson Becker.

Ajo që vlen të përmendet nga ky takim është edhe ndëshkimi me karton të kuq i trajnerit Jurgen Klopp.

Liverpool mund të bënte më shumë në minutat e fundit, po të mos ishte për vendimet e gabuara të Darëin Nunez.

Me fitoren e regjistruar sot, Liverpool shkon në 13 pikë, kurse Manchester City mbetet në kuotën e 23 pikëve në pozitën e dytë, tani me katër pikë më pak sesa liderët e Arsenal.

Komento: