Liverpool në prag të një marrëveshje ‘gjigante’

23:56 | 11 Prill 2019

Duket se Liverpooli është në prag të një marrëveshje.

Kontrata e Liverpool me ‘New Balance’ për fanellat është afër fundit.

‘Neë Balance’ kishte prodhuar fanellat e Liverpool që nga sezoni 2015/16 dhe partneriteti i tyre deri më tani kishte qenë i suksesshëm.

Por, së fundmi raportohet se skuadra nga ‘Anfield’ është në bisedime me gjigantin botëror, ‘Nike’.

“ESPN” raporton se ‘The Reds’ janë në bisedime të avancuara me ‘Nike’ për një kontratë afatgjate, transmeton lajmi.

Nëse marrëveshja do të arrihet, do ta tejkalojë atë të Manchester United prej 750 milionë funteve me ‘Adidas’ për të vendosur kështu rekord botëror.

Besohet se brendi ‘Nike’ janë favoritët për të nënshkruar me Liverpool, pasi skuadra dëshiron të ketë fitime të mëdha sikur Man United.

Komento: