Liverpool – Newcastle, publikohen formacionet zyrtare, ky është fati i Shaqirit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Liverpool – Newcastle, publikohen formacionet zyrtare, ky është fati i Shaqirit

15:14 | 26 Dhjetor 2018

Dy ekipet me objektiva shumë të ndryshme takohen sot në stadiumin The Anfield Road.

Liverpooli është nikoqir i Newcastle Unitedit, ku trajneri Rafa Benitez do të kthehet para shikuesve që u solli titullin e Ligës së Kampionëve.

Vendasit nuk kanë humbur para shikuesve të vetë në 29 ndeshjet e fundit dhe kjo seri besohet se do të vazhdohet edhe më tej.

Përkundër humbjes së vetëm në një nga gjashtë ndeshjet e fundit të tyre, Newcastle kanë fituar vetëm 17.5 për qind të 40 ndeshjeve të tyre të fundit në ligën elitare angleze.

Theksojmë se Liverpooli zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 48 pikë gjersa ‘qymyrxhinjtë’ deri më tani kanë arkëtuar 17 pikë dhe gjenden në vendin e 15-të.

Liverpool: Alisson, Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Mane, Firmino, Shaqiri dhe Salah.

Newcatle: Dubravka, Yedlin, Lascelles, Fernandez, Dummett, Ritchie, Hayden, Dimae, Kenedy, Muto dhe Joselu.

Komento: