Liverpool nuk pajtohet për përfundimin e sezonit, bëjnë këtë reagim

19:56 | 30 April 2020

Skuadra e Liverpoolit nuk po pajtohen për përfundimin e sezonit.

Liverpool siç duket nuk është pajtuar me idenë e kryetarit të qytetit Joe Anderson i cili ka thënë se gjëja më e mirë është përfundimi i sezonit.

Sipas Anderson kjo gjë është më mirë të ndodhë për shkak që tifozët e Liverpoolit, pas shpalljes kampion mund të dalin në numër të madh të festojnë e mund të ketë mos mbajtje të distancës.

Pas këtyre fjalëve të kryetarit, Liverpool reagoi duke lëshuar një komunikatë.

“Si një klub, ne jemi të vetëdijshëm dhe të zhgënjyer nga komentet që i atribuohen kryetarit Joe Anderson në një intervistë për media, e cila u botua sot. Si dhe mungesa e provave për të mbështetur pretendime të tilla, ne gjithashtu do të tregonim diskutimet e fundit me kryetarin Anderson në lidhje me mundësinë e ndonjë futbolli me dyer të mbyllura, i cili arriti në përfundimin se është e rëndësishme që palët kryesore të interesit në të gjithë qytetin të vazhdojnë të angazhohen dhe të punojmë në bashkëpunim. “tha klubi anglez.

Kurse drejtuesit e ligës janë duke e diskutuar me qeverinë që sezoni të rifllioj më 8 qershor.

Komento: