Liverpool nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin

12:17 | 04 Dhjetor 2020

Liverpooli hedh në shitje Shaqirin dhe Origin.

Klubi anglez, Liverpooli ka vendosur tashmë të hedh në shitje dy sulmuesit e saj, shqiptarin Xherdan Shaqiri dhe belgun Divock Origi.

Afati i transferimeve është një muaj larg, por klubet në të gjithë Evropën kanë planifikuar biznesin e tyre të janarit tash e disa muaj pasi pandemia e COVID-19 ndërpreu pushimin e verës dhe dëmtimet ishin duke u rritur në ligat më të larta.

Mediumi i njohur ESPN ka sjell gjithçka që duhet të dini për shpresat e ekipeve kryesore angleze dhe transferimet e largimet e tyre të mundshme gjatë dimrit.

Me dëmtimet që goditën Liverpoolin më shumë se shumicën e klubeve, Jurgen Klopp është i etur të mbajë skuadrën e tij të bashkuar në janar.

Por, me një bollëk opsionesh sulmuese, drejtuesit e klubit dhe trajnerit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për disa nga lojtarët e tyre.

Sipas ESNP, Liverpooli është i hapur për ofertat në drejtim të shqiptarit Xherdan Shaqirit dhe belgut Divock Origi gjatë afatit të janarit.

Reds janë të gatshëm të largojnë dyshen e sulmit në përpjekje për të thithur fonde pas zvogëlimit të fitimeve shkaku i pandemisë.

Largimi i tyre do të ishte edhe për të lëshuar hapësirë në skuadrën e tyre dhe për përforcime të mundshme në mbrojtje pas krizës së dëmtimeve.

Komento: