Liverpool përmbys gjithçka në pjesën e dytë, mposht Milanin në një ndeshje të ‘çmendur’

23:07 | 15 Shtator 2021

Liverpooli e ka mposhtur 3-2 Milanin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, City e ka shkatërruar Leipzigun 6-3, derisa PSG ka barazuar befasisht 1-1 me Club Bruge. Në anën tjetër, Atletico Madrid ka barazuar 0-0 në shtëpi me Porton.

Liverpooli dhe Milani ka dhuruar spektakël në Anfield, ku u shënuan 7 gola dhe në fund triumfuan vendasit me rezultatin 3-2.

Liverpooli e nisi furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 9’ me autogolin e Fikayo Tomori.

Por, Milani reagoi dhe me dy gola të shpejtë në të 42’ me anë të Ante Rebic dhe 44’ Brahim Diaz, përmbysi gjithçka, për 2-1 në pjesën e parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Liverpooli ishte tjetër skuadër.

Mohamed Salah, i cili humbi një penallti në pjesën e parë, arriti që të shënojë golin e barazimit, për 2-2 për vendasit, në minutën e 49’.

Derisa golin e tretë vendasit e shënuan përmes Jordan Henderson në minutën e 69’, për fitoren 3-2.

Komento: