Liverpool po e transferon Coutinhon?

18:37 | 17 Korrik 2019

Duket se Liverpooli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Coutinho.

Liverpool është lidhur me një rikthim të Philippe Coutinhos në ‘Anfield Road’.

Jurgen Klopp duhet të ri nënshkruajë me ish mesfushorin, Philippe Coutinho, sepse ai mund të bëjë dallimin në garën për titull.
Ky është mendim i ish yllit të Liverpool, Steve Nicol, i cili shton se skuadra nga Anfield ka nevojë për të shtuar në skuadër një tj
etër golashënues.

Coutinho ka qenë lojtari më i mirë i Liverpoolit kur ai u largua drejt Barcelonës në janar të vitit 2018.

“Një nga arsyet pse unë mendoj se City e bëri mundi Liverpoolin vitin e kaluar, ishte shkaku u numrit më të madh të golave të shënuara. Andaj, nëse transferohet një golashënues si Coutinho, ai mund të sjellë ndryshim në këtë pikë”, ka deklaruar Nicol.

Komento: