Liverpool ka nis gjahun nw Ajax.
Pas Real Madridit e Arsenalit, edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për sulmuesin e krahut të Ajaxit, brazilianin David Neres ka njoftuar të martën goal. com.
Te Liverpooli e shohin Neresin si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm. 22-vjeçari, këtë edicion po shkëlqen te Ajaxi, pasi në 50 ndeshje të zhvilluara ka 12 gola e 15 asistime.
Kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe Liverpooli tashmë ka nisur negociatat me Ajaxin.
Neres ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022 kurse para dy vjetësh u transferua nga Sao Paulo për 12 milionë euro. Ai gjatë këtij viti ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Brazilit.