Liverpool po ia merr yllin Real Madridit

13:23 | 03 Dhjetor 2021

Jurgen Klopp dëshiron transferimin e Karim Benzemas.

Karim Benzema është duke kaluar në formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni tek Real Madridi, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Sipas raportimit të ‘El Nacional’ thuhet se skuadra e Liverpoolit është duke menduar transferimin e sulmuesit francez.

Në anën tjetër mediat kanë raportuar se Kylian Mbappe do të zbarkoj në ‘Bernabeu’, kështu kjo do të ishte një mundësi e mirë për 33 vjeçarin të vazhdoj karrierën diku ku nuk do t’i mungojnë minutat.

Benzema është pjesë e madrilienëve që nga viti 2009 dhe ka shënuar 269 gola në 578 paraqitje deri tani.

Sulmuesi francez ka raporte shumë të mira me presidentin e klubit, Florentino Perez, i cili ka treguar disa herë se nuk dëshiron të lejoj largimin e Benzemas.

Gjithçka mbetet të shihet në vazhdimësi pasi akoma nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra palë.

Komento: