Liverpool po ja merr nga duart yllin e madh Milanit!

19:13 | 21 October 2020

AC Milan do të përballet me konkurrencën nga Liverpool nëse ata dëshirojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin e Schalke, Ozan Kabak në afatin e dimrit.

Milani ishte i lidhur me transferimin e Kabak gjatë verës, por që në fund kalimi i tij në ‘San Siro’ nuk ndodhi, përcjell ORAinfo.

Kjo pasi drejtuesit e Milanit nuk ishin në gjendje të zhbllokojnë një marrëveshje me klubin e Bundesliga dhe të nënshkruajnë Kabak.

Tani SportMediaset raporton se nuk përjashtohet që Milani të kthehet për përfaqësuesin e Turqisë sapo të hapet dritarja e transferimit, por Rossonerët do të kenë një rival më shumë.

Duke pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit të Virgil van Dijk, Liverpool i ka vënë sytë Kabak, të cilët Schalke besojnë se mund të marrin për një çmim rreth 30 milionë eurove. /ORAinfo/

Komento: