Liverpooli po mendon ta ulë çmimin e Shaqirit.
Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët e parë që do të largohet këtë verë nga Liverpooli.
Sulmuesi nga Kosova ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion, por edhe vuajti shumë nga lëndimet.
28-vjeçari është paraqitur në vetëm 10 takime këtë edicion në të gjitha garat, teksa ka një gol të shënuar.
Liverpooli vendosi ditë më parë çmimin e largimit prej 30 milionë eurove, shumë që u vlerësua e lartë.
Por pas pandemisë Covid-19, shumë klube janë në krizë dhe The Reds janë gati ta ulin çmimin e Shaqirit.
Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool mund ta ul çmimin e kosovarit në 20 milionë euro.
Roma, Sevilla, West Ham United dhe CSKA Moska janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Shaqirin.