Liverpool spektakël kundër Crystal Palace – gjithnjë e më afër titullit.
Liverpool kanë shënuar një fitore të madhe kundër Crystal Palace. Titulli një fitore larg.
Skuadra e Liverpool ka mposhtur Crystal Palace me rezultatin 4:0, në një ndeshje ku u panë shumë gola të bukur.
Serinë e golave e hapit Trent Alexander-Arnold, i cili nga gjuajtja e lirë dërgoi topin në rrjetë, kur luhej minuta e 23’, shkruan lajmi net.
Epërsinë e ‘Reds’ e dyfishoi Mohamed Salah, duke gjetur rrugën e golit një minutë para fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, për një tjetër super-gol u përkujdes Fabinho, i cili me një goditje të fortë, nga një distancë e largët, nuk i dha mundësi portierit dhe regjistroi rezultatin 3:0.
Për vulën e takimit u përkujdes Sadio Mane (69’), duke mbyllur gjithçka me rezultatin 4:0.
Me këtë fitore, Liverpool tashmë është vetëm një fitore larg titullit të parë në Premierligë. Ata numërojnë 86 pikë në pozitën e parë, kurse Crystal Palace ka 42 pikë në opzitën e nëntë.