Liverpool shkon një hap më tutje në Ligën e Kamionëve, Atalanta e Ajax në luftë për vendin e dytë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Liverpool shkon një hap më tutje në Ligën e Kamionëve, Atalanta e Ajax në luftë për vendin e dytë

23:15 | 01 Dhjetor 2020

Liverpool kualifikohet në 1/8-ën e finales.

Liverpool ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0 kundër Ajax, gol që i ka mjaftuar për të kaluar tutje nga vendi i parë në Grupin D të Ligës së Kampionëve. Në anën tjetër Atalanta ka barazuar 1-1 kundër FC Midjtylland në Bergamo

Liverpool-Ajax 1-0

Liverpool e ka mposhtu me rezultat 1-0 Ajaxin për të kaluar në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve. Skuadra e Jurgen Klopp e kishte posedimin dhe shansat gjatë gjithë kësaj ndeshje. Pjesa e parë përfundoi 0-0. Në pjesën e dytë Liverpool prapë sulmoi dhe goli erdhi në fillim të pjesës së parë. Ishte Curtis Jones që shënoi në minutën e 58 pasi devijoi në rrjetë topin e krosuar te Ëilliams. Ky gol doli të jetë goli i fitores për Liverpool që i ngrit ata në kuotën e 12 pikëve, 4 më shumë se Atalanta në vendin e dytë dhe 5 më shumë se Ajax në vendin e tretë. Kjo bën që Liverpool të kualifikohet si skuadra e parë nga Grupi D.

Atalanta-FC Midjytelland 1-1

Atalanta nuk ka arritur që të shënoi fitore sonte në Bergamo kundër skuadrës daneze të FC Midjytelland. Madje skuadra mysafire ishin të parët që kaluan në epërsi duke shënuar gol të bukur në minutën e 13-të me Scholz. Atalanta nuk arriti që ta barazoi rezultatin deri në minutën e 79-të dhe këtë e arriti me anë të Romeros. Ky barazim bën që Atalanta të këtë dy rezultate në dorë kundër Ajaxit në ndeshjen fundit që ajo do ta zhvillojë në Amsterdam. Skuadrës së Gasperinit i duhet një barazim ose një fitore për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve në këtë ndeshje. Nëse humbet, në 1/8-ën e finales kalon Ajaxi.

Komento: