Liverpool-Sporting, ndeshja befason me rezultat që nuk e kishte pritur askush!

08:27 | 25 Korrik 2019

Me barazim janë ndarë Liverpool dhe Sporting në turnin parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori Bruno Fernandes, që kërkohet nga Manchester Unitedi, e kaloi Sporting në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë në Yankee Stadium.

Liverpooli reagoi mirë dhe Divock Origi e barazoi rezultatin në 1:1 duke shënuar në portën boshe pasi goditja e Jordan Henderson u mbrojt në minutën e 20-të.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë falë golit të Georginio Ëijnaldum.

Sporting e barazoi rezultatin në 2:2 në fillim të pjesës së dytë përmes Ëendel, pas një super asisti nga Fernandes.

Edhe pse pati shumë raste dhe i krijoi shumë punë Simone Mignoletit, skuadra portugeze nuk arriti ta shënojë golin e fitores.

Komento: