Liverpool ngre në “qiell” syrin e Xherdan Shaqirit.
Liverpooli dje mposhti Ëest Hamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së shtatë të Premierligës.
Golin e dytë për Reds e shënoi Jota në minutën e 85-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Ai realizoi falë një asistimi maestral nga Xherdan Shaqiri, i cili e nxori të vetëm me portierin.
Këtë shikim të futbollistit nga Gjilani e ka vlerësuar lartë edhe vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Shihni me sytë e Shaqirit ndërsa gjen Diogo Jotan për fitursin e djeshëm, sytë. Një kënd i shkëlqyeshëm dhe unik”, ka shkruar Liverpooli.