Liverpool – West Ham, këto janë notat e lojtarëve

23:33 | 24 Shkurt 2020

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Liverpoolit dhe West Hamit.

Liverpooli ka barazuar rekordin e Manchester Cityt duke arritur 18 fitore radhazi, pasi ka mposhtur 3:2 West Hamin në ‘Anfield’.

Të Kuqtë djersitën mjaft shumë këtë ndeshje, por megjithatë në fund arritën të merrnin tre pikë – falë edhe përformancës së dobët të portierit mysafir Fabianski, i cili u vlerësua edhe si dështimi i këtij takimi.

Ndërkohë, Mohamed Salah (8.5) dhe Trent Alexander-Arnold (8.3) morën notat më të larta te vendasit.

Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm katër fitore larg për të siguruar edhe matematikisht titullin e Premierligës.

Komento: