Liverpooli barazon me Fulhamin, nuk përfiton nga gabimi i Tottenhamit

19:29 | 13 Dhjetor 2020

Liverpooli nuk përfiton nga gabimi i Tottenhamit.

Liverpooli me shumë vështirësi ka arritur të fitojë një pikë në udhëtim të Fulhami.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte në disavantazh për afro 80 minuta, pastaj arriti të realizojë golin e barazimit, shkruan lajmi.net.

Reid zhbllokoi shifrat pas 25 minutave lojë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Mysafirët, barazuan gjithçka përmes Mohamed Salah që ‘tundi’ portën e Areolës nga pika e bardhë (79′).

Liverpooli tani renditët në pozitën e dytë me 25 pikë, aq sa ka lideri Tottenham, derisa Fulham zë vendin e 17-të me tetë sosh.

Komento: