Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Wolves në 1/32 e finales së FA Cup.
Ishte portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ai i cili ia humbi fitoren ekipit të tij me dy reagime amatoreske në golat e mysafirëve, shkruan Express.
“Ujqërit” kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të, pas një pasimi të Alisson që shkon në këmbët e Guedes, e i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.
Barazimi erdhi në minutën e 45-të, kur Trent Alexander-Arnold asistoi për mrekulli për Darwin Nunez, i cili realizoi gol të bukur.
Mohamed Salah kaloi vendasit në epërsi në minutën e 52-të, duke e përmbysur kështu rezultatin.
Por, Hwang Hee-Chan barazoi shifrat në minutën e 67-të. Edhe në këtë rast, Alisson Becker reagoi në mënyrë të ngathtë, duke e vulosur një natë për t’u harruar për të.
Kësisoj, duhet të luhet edhe një ndeshje tjetër mes Liverpoolit dhe Wolves për ta përcaktuar ekipin që kualifikohet në 1/16 e finales në këtë kompeticion.