Liverpooli raportohet se i ka ofruar një kontratë të re Roberto Firminos.
Sulmuesi brazilian po kalon vitin e tij të fundit të kontratës në “Anfield”, teksa spekulimet rreth të ardhmes së tij po vazhdojnë.
Sipas “The Sun”, Liverpooli tashmë ia ka ofruar kontratën e re Firminos.
“Të Kuqtë” thuhet se ia kanë ofruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Trajneri, Jurgen Klopp, thuhet se vlerëson ende 31-vjeçari si lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Roberto Firmino, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Hoffenheimi në vitin 2015 për 41 milionë euro, ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.