Liverpooli i Shaqirit ia bën “bajat” futbollin Arsenalit

20:27 | 29 December 2018

Liverpool e ka demoluar Arsenalin në ndeshjen më interesante të kësaj javë në Premier Ligë.

‘Të Kuqtë’ arritën fitoren 5 me 1, përballë një Arsenali të përgjysmëuar. Faktikisht, ishin ‘Topçinjët’ ata që shënuan të parët nëpërmjet Maitland-Niles (11′).

Por pas këtij goli, u ‘ndezën’ edhe lojtarët e Jurgen Klopp.

Në vetëm dy minuta (14′ 15′), Roberto Firmino shënoi dy gola dhe çoi në epërsi Liverpoolin.

Zhvillohej minuta e 32-të, kur mbrojtja e përgjumur e Arsenal i dha edhe një gol ekipit të Klopp. Këtë herë, Sadio Mane ngriti epërsinë në 3 me 1.

Episodi diskutabil i ndeshjes ishte sigurisht momenti i penalltisë së Mohamed Salah, i cili në fundin e pjesës së parë fundosi ekipin e Emery për 4 me 1.

Për ta vazhduar me momentet e dyshimta, Kolasinac në pjesën e dytë shkaktoi një ndërhyrje ndaj Lovren, që për gjyqtarin Oliver ishte penallti.

Roberto Firmino mori përsipër ekzekutimin dhe kompletoi het-trikun për rezultatin 5 me 1.

Deri në fund të ndeshjes, edhe Lacazette u rrëzua në zonën e Liverpool pas kontaktit që pati me Robertson, por për gjyqtarin Michael Oliver nuk ishte e mjaftueshme që të akordonte penalltinë e tretë në ndeshje.

Liverpool tashmë ka 54 pikë në vendin e parë, duke u larguar përkohësisht 9 pikë nga pozita e dytë, ndërsa Arsenal vazhdon të mbetet në vendin e pestë me 38 pikë.

Komento: