Skuadra e Liverpoolit ka dhënë një lajm të papritur në lidhje me të ardhmen e Shaqirit.
“Reds” madje thuhet se po i presin ofertat për futbollistin kosovar që nga janari i këtij viti.
Nga ana e tij, përfaqësuesi zviceran e preferon më shumë qëndrimin në “Anfield Road”
Liverpooli është i gatshëm ta shesë Xherdan Shaqirin.
Madje, sipas mediumit britanik “The ECHO”, “Reds” ishin të hapur për shitjen e futbollistit kosovar që nga muaji janar të këtij viti.
28 vjeçari ka kontratë me kampionin e ri anglez deri në vitin 2023.
Raportet që vijnë nga Anglia thonë se Liverpooli synon ta shesë përfaqësuesin zviceran për të grumbulluar sadopak para.
Nga ana e tij, ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt nuk dëshiron të largohet nga “Anfield Road”.
Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit më në shërbimet e mesfushorit ofanziv, prandaj ai mund të largohet nga Liverpooli.
Të Kuqtë shpresojnë t’i nxjerrin së paku 25 milionë euro nga shitja e majtakut të rrezikshëm.
Për Shaqirin flitej se interesim ka shfaqur Galatasaray.
Mirëpo, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit preferon të vazhdojë të luajë në futbollin anglez.